Ulen komisionet e transfertave të parave, nga 7 tetori, Shqipëria do të jetë zyrtarisht pjesë e SEPA

Ulen komisionet e transfertave të parave, nga 7 tetori, Shqipëria do të jetë zyrtarisht pjesë e SEPA

Nga 7 tetori qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë do mund të dërgojnë dhe marrin para me komisione 5 herë më të ulëta se aktualisht. Fillim-muajin e ardhshëm Shqipëria do të jetë zyrtarisht pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro. “Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë vitit të parë të anëtarësimit, bizneset dhe qytetarët shqiptarë do të kursejnë rreth 20 milionë euro, si rezultat i uljes së komisioneve bankare”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Aktualisht zona e vetme e pagesave në euro, mundëson kryerjen e transfertave në Euro në 36 vende anëtare dhe jo-anëtare të Bashkimit Evropian. Me hedhjen e këtij hapi, Shqipëri është më pranë BE edhe në drejtim të negociatave të anëtarësimit. “Shqipëria ka pasur një ndër performancat...