“Beteja jonë është e përditshme dhe e palëkundur”, drejtori i përgjithshëm Ilir Proda mesazh policisë në Shkodër

“Beteja jonë është e përditshme dhe e palëkundur”, drejtori i përgjithshëm Ilir Proda mesazh policisë në Shkodër

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër: “Të nderuar kolegë të Policisë së Shkodrës, Ju shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj maksimal gjatë këtij 24-orëshi intensiv për Policinë. Reagimi juaj i menjëhershëm, i guximshëm dhe profesional rezultoi me kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë të autorit të krimit të djeshëm, ngjarje e cila dëshmoi sërish rëndësinë e misionit të Policisë, si përballja e parë frontale me krimin dhe kontingjentin e rrezikshëm të tij. Gjej rastin që, nëpërmjet këtij mesazhi, të ngushëlloj familjarët e 2 viktimave, të uroj shërim të shpejtë për të lënduarit, si dhe t’i garantoj se Policia i ka vënë të gjitha kapacitetet e saj më të mira hetimore dhe operacionale...