Rai3 Calabria nis programe në radio dhe televizion në arbërisht

Rai3 Calabria nis programe në radio dhe televizion në arbërisht

Prodhimi i programeve televizive dhe radiofonike, që synojnë promovimin e kulturës arbëreshe ka nisur në Rai3 Calabria. Prodhimi i programeve në arbërisht sipas QSPA nisi pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit midis Presidencës së Këshillit të Ministrave – Departamenti për Informacion dhe Botime – dhe RAI-t, Koordinimi i Zyrave Rajonale dhe të Jashtme. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët shprehet se këto programe janë të lidhura drejtpërdrejt si me Ligjin 482 të vitit 1999 ashtu edhe me Kontratën e Shërbimit Kombëtar, e cila siguron mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore të pranishme në rajonet e ndryshme të Italisë. “Programet televizive dhe radiofonike do të fillojnë në mesin e shtatorit dhe do të zgjasin trembëdhjetë muaj, do të shpallen gjatë konferencës për shtyp të prezantimit, të...