Berisha akuza të forta qeverisë: Kanë vendosur sistem përgjimi masiv ndaj popullatës

Berisha akuza të forta qeverisë: Kanë vendosur sistem përgjimi masiv ndaj popullatës

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se është vendosur një sistem përgjimi masiv në Shqipëri, që sipas tij, rrezikon seriozisht privatësinë e qytetarëve. Në një deklaratë për shtyp nga Partia Demokratike, Berisha u shpreh se pas bllokimit të rrjetit TikTok, qeveria ka instaluar një teknologji të avancuar të përgjimit të komunikimeve, që – sipas tij – nuk përdoret as nga vendet më autoritare. “Është teknologjia më policeske që mund të vendoset, me të cilën kontrollohet totalisht privatësia e çdo qytetari, shqiptar apo i huaj”, deklaroi Berisha, Ai shtoi se ky është “një operacion i shëmtuar policor” që po shoqërohet edhe me ndryshime të Kodit Penal, me synim ndëshkimin e qytetarëve dhe gazetarëve që kritikojnë qeverinë. Berisha paralajmëroi...