Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Konflikti vazhdon nga viti i kaluar, “Topi i Artë” nuk ekziston për Real Madridin
9 Shtator 2025 15:02 Alfred Lleshi “Lufta” mes Real Madridit dhe organizatorëve të “Topitt ë Artë” vazhdon. Konflikti nisi vitin e kaluar, kur klubi i bardhë e konsideroi mungesën e një lojtari të tij në podin fitues si mungesë respekti, pas fitmit të Champions-it. Favoriti ishte Vinicius, por e fitoi Rodrigo. Për të treguar pakënaqësinë, Real Madridi nuk shkoi në ceremoninë e vitit të kaluar, duke akuzuar UEFA-n për verdiktet. Sot, “Topi i Artë” nuk ekziston për “Los Blancos”. Gjithçka tregon se as këtë vit nuk do të dërgohen përfaqësues në ceremoninë e 22 shtatorit në Paris. Nuk ka konfirmim zyrtar, por duket e vështirë. “France Football” tentoi të qetësojë situatën, duke dërguar delegacion në Madrid, por bisedimet dështuan. Real Madridi ka 3 të nominuar këtë vit:...