Sot është Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet

Sot është Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet

Sot është Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet. Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut dhe një shtytës thelbësor për arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara, fatkeqësisht, kjo e drejtë vazhdon të sulmohet, veçanërisht në zonat e prekura nga konflikti. Në botë ka raste të sulmeve dhe raste të përdorimit ushtarak të shkollave dhe universiteteve. Studentë dhe pedagogë vriten, rrëmbehen, arrestohen apo plagosen në mënyrë arbitrare. Shumica e viktimave janë gra dhe vajza. Gjatë vitit të kaluar, pati një rritje prej 44% të sulmeve në shkolla, duke çuar në vdekjen, rrëmbimin dhe traumën e mijëra nxënësve dhe mësuesve. Këto shkelje kërcënojnë jo vetëm jetën individuale, por të ardhmen e të gjithë komuniteteve. OKB-ja vazhdon të...