Berisha: McGonigal i përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Ramën

Berisha: McGonigal i përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Ramën

Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, denoncoi një tjetër skandal me përmasa ndërkombëtare, ku sipas tij, përfshihen figura të larta të politikës shqiptare dhe emra të njohur nga skenat amerikane dhe kineze. Duke iu referuar dokumenteve gjyqësore në SHBA dhe burimeve zyrtare, Berisha deklaroi se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i njohur me pseudonimin “Eye One”, pas një darke me kryeministrin Edi Rama në Tiranë më 9 shtator 2017, i ka përcjellë të dhëna sensitive shërbimeve sekrete kineze përmes ndërmjetësimit të Dorian Duçkës, këshilltarit të Ramës. Deklarata Pra, çfarë ndodh? Me datën 9 shtator të vitit 2017, agjenti Një Sy (Eye One), siç quhet në gjuhën e kodit McGonigal, darkon në Tiranë me Edi Ramën, në prani të personit...