Vjosa Osmani: Për një nënkryetar Kuvendi, po bllokohet shteti! Kryesia ka kuorum

Vjosa Osmani: Për një nënkryetar Kuvendi, po bllokohet shteti! Kryesia ka kuorum

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas dorëzimit të komenteve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se për postin e nënkryetarit po bllokohet shteti. “Po synohet që për një nënkryetar, të bllokohet shteti në tërësi sepse një shtet pa institucione është shtet i dështuar”, ka thënë ajo në një konferencë për media. Osmani ka shtuar se bllokimi i konstituimit për shkak të moszgjedhjes së një kryetari, do ta cenonte në mënyrë serioze jo vetëm funksionalitetin institucional, por edhe vlerat dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar Republika. “Për ne ai pozicion e cila i takon komunitetit serb, mbetet për ta dhe askund s’do ta zë atë vend. Ai vend do të mbetet i zbrazët, thjesht do...