‘Listë e zezë për ndërtuesit që zihen në faj’/ Rama: Konfiskim imediat i objektit

‘Listë e zezë për ndërtuesit që zihen në faj’/ Rama: Konfiskim imediat i objektit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të ashpra për ndërtuesit. “Veç rregullores do krijojmë kushte për të asistuar subjektet që do duhet të vendosin me leje dhe me norma e kritere të qarta edhe strehë apo tendë. Nuk bën vvaki më me platforma dhe me hapje të tyre deri te rruga. E dyta, është ajo për paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm, që është një tjetër fenomen që ne do të bëjmë gjithcka që ta ndalim. Ka një përmirësim të ndjeshëm. Mua s’më intereson përmirësimi por çfarë nuk shkon. Ne do të bëjmë të gjitha këto ndryshime duke i bgarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që janë hallka e zinxhirit të ndërtimit nga arkitekti, supervizori dhe inspektorët përkatës. Sepse në një ndërtim ku projekti i miratuar transformohet e...