“Pse i lejoi shteti?!” Rama për ndërtimet pa leje: Shkelja është shkelje, inspektorët do mbajnë përgjegjësi direkte

“Pse i lejoi shteti?!” Rama për ndërtimet pa leje: Shkelja është shkelje, inspektorët do mbajnë përgjegjësi direkte

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj kritikëve të operacionit të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje, duke theksuar se ligji nuk njeh justifikime, pavarësisht kohës kur është kryer shkelja. Në një deklaratë të fortë, Rama paralajmëroi se jo vetëm ndërtuesit pa leje, por edhe inspektorët që kanë lejuar apo injoruar shkeljet do të mbajnë përgjegjësi direkte. “Shkelja është shkelje në çdo kohë, vepra penale është vepër penale. Nuk ka arsye të thuash ‘pse nuk e ndaloi shteti më herët’. Po tani është kapur dhe tani do të mbajë përgjegjësi,” u shpreh Rama. Ai kritikoi edhe ata që përpiqen të justifikojnë ndërtimet pa leje duke akuzuar vetëm qytetarët, duke shtuar se edhe zyrtarët lokalë dhe inspektorët që kanë mbyllur sytë, duhet të përballen me ligjin. “Jam...