UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani nis nesër rrugëtimin, përballet me ŽFK Spartak Subotica në “Niko Dovana”

UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani nis nesër rrugëtimin, përballet me ŽFK Spartak Subotica në “Niko Dovana”

Për herë të parë në histori, ekipi i vajzave të Partizanit do të marrë pjesë në UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni europian që nis këtë sezon futbollistik dhe ngre siparin nesër me ndeshjet e raundit të parë. Ky edicion i ri pritet të sjellë emocione të mëdha në futbollin e vajzave dhe më shumë garë e rritje të cilësisë. Në ketë edicion, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy skuadra, Vllaznia e Partizani. Skuadra kryeqytetase do të luajë ndeshjen e saj të parë nesër, përballë ekipit serb, ŽFK Spartak Subotica. Takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 15:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Serbi. Federata e Futbollit uron skuadrën e Partizanit për këtë arritje historike dhe shumë suksese...