Rama: Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje mund të zgjasë gjithë mandatin e ri

Rama: Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje mund të zgjasë gjithë mandatin e ri

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kanë prezantuar paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. Në fjalën e tij, Rama tha se kjo paketë e re është hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe deputetësh dhe përqendrohet në ndalimin e ndërhyrjes së ndërtuesve te projektet arkitektonike duke i deformuar ato, si dhe shitjet vetëm me leje ndërtimi. “Për këtë paketë të re ligjore që do të prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur një aktivitet të lidhur me komisionin e ligjeve. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë punë që është zhvilluar gradualisht gjatë gjithë periudhës së verës....