Mbrojtja e pronës dhe territorit/ Rama prezanton paketën e re: Masa për ndalimin e ndërtimeve pa leje

Mbrojtja e pronës dhe territorit/ Rama prezanton paketën e re: Masa për ndalimin e ndërtimeve pa leje

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po prezanton paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të paketës ligjore, Rama u shpreh se paketa e re është punuar me intensitet nga një grup ekspertësh, juristësh dhe me kontributin e deputetëve aktivë në komisionin e ligjeve. Kreu i qeverisë theksoi se paketa ligjore është një tërësi masash, përmes së cilave do të ketë instrumente të reja për të mbrojtur territorin. "Për këtë paketë të re ligjore që do të prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë pasur një aktivitet të lidhur me komisionin e ligjeve. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë...