Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U ekstradua nga Republika Domenikane për trafikun e 11 ton kokainë, lihet në burg Vilson Pepa
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Vilson Pepën, i cili u ekstradua nga Punta Cana, në vendin tonë dy ditë me parë. Në seancën gjyqësore këtë të martë, Pepa është shprehur përpara gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë për hetimin e kryer nga SPAK...