Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mallkimi i Drake prek edhe Sinner, reperi kishte vënë bast 300 mijë dollarë për fitoren e italianit në US Open
9 Shtator 2025 12:20 Telesport Mallkimi i Drake ka rënë edhe mbi Jannik Sinner. Tifozët e italianit e kanë pasur frikë humbjen e tenistit të tyre atë që kur reperi i njohur njoftoi se kishte vënë bast 300,000 dollarë për Jannik, për të fituar US Open. Historia e tij e mëparshme flet vetë: Amerikani ka mbështetur vazhdimisht “sportistin e gabuar” dhe si përfundim kishte humbur shumë para më parë. Kjo gjë u përsërit edhe me tenistin italian në US Open. Një nga këto baste të mallkuara përfshinte edhe vetë Sinner, protagonist në finalen e US Open 2024 kundër Fritz. Në atë rast, Drake kishte vënë bast për kalifornianin. Rezultati? Një fitore e madhe për Sinner. Këtë herë, Drake nuk i solli Sinner fat të dielën....