“Do krijojmë listën e zezë për ndërtimet pa leje”/ Ulsi Manja: Nuk do t’i shpëtojë askush

“Do krijojmë listën e zezë për ndërtimet pa leje”/ Ulsi Manja: Nuk do t’i shpëtojë askush

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në konferencën ku po prezantohet paketa e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit deklaroi se do përgatitet një listë e zezë me të gjithë emrat e zhvilluesve, ndërtuesve e deri tek punonjësit e administratës që shkelin ligjin. “Lidhur me forcimin e kontrollit mbi ndërtimet pa leje, ligji i ndryshuar parashikon hartimin e listës së zezë. Do të kemi një listë të zhvilluesve dhe individëve që shkelin ligjin. Nuk do të jenë vetëm zhvilluesit apo ndërtuesit, por edhe administratorët dhe përfituesit finalë. Kësaj liste të zezë nuk do t’i shpëtojë askush. Dikur i shpëtonin ligjit duke ndryshuar emrin e kompanisë apo administratorin. Përjashtohen nga marrja e lejeve të ndërtimit për pesë vite. Sigurisht, në konceptin e zhvillimit të territorit,...