Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
A u ruajt fshehtësia e votës në diasporë? Celibashi: Ishte proces historik, procesi me integritet të plotë
“Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ. Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës. Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”-u shpreh Celibashi. Top Channel