Sërish grafite në Bujanoc me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç

Sërish grafite në Bujanoc me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç

Grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç janë shfaqur serish të martën në qendër të Bujanocit. Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, tha se raste të tilla nuk janë të izoluara, por model i përsëritur i “provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën”. “Ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm. Ky është mesazh politik dhe ideologjik. Ky është përçim i frikës, i simbolikës së dominimit dhe i narrativave që mohon bashkëjetesën. Institucionet nuk duhet prapë heshtin”, shkroi Mustafi në Facebook. Ai ftoi Policinë që të veprojë si dhe theksoi nevojën që të ketë reagim ndërkombëtar. “Ky është proces i qartë i pushtimit të hapësirës publike nga "crne kapulače" në një qytet me shumicë shqiptare. Po...