U ekstradua nga Republika Domenikane dy ditë më parë, GJKKO lë në burg Vilson Pepën, pjesë e bandës së Çopjave

U ekstradua nga Republika Domenikane dy ditë më parë, GJKKO lë në burg Vilson Pepën, pjesë e bandës së Çopjave

Gjykata e Posaçme në fuqi arrestin në burg, caktuar më herët në mungesë për Vilson Pepën, i cili u ekstradua nga Punta Cana nga Republika Domenikane në vendin tonë dy ditë më parë. Në seancën për vlerësimin e masës, Pepa është shprehur përpara gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë, raporton gazetari i Syri, Fatjon Gjini. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë...