Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tërmeti në Greqi, momentet e panikut, si lëkunden live gazetarët dhe studio e televizionit ERT (Video)
Ky është momenti kur tërmeti me magnitudë 5,2 ballë tronditi zonën e Evias në Greqi dhe la dëme materiale dhe pasoja psikologjike. Madje panikut nuk i kanë shpëtuar as gazetarët, një pjesë e të cilëve ishin edhe në transmetime live me të ftuarit e tyre. Në transmetim, dhe konkretisht në fillim të emisionit, gazetarët e “ERTNews” u kapën nga tërmeti 5.2 magnitudë Richter që ndodhi në Evia. Konkretisht, në kohën kur po fillonte emisioni ‘Off The Record’ dhe ndërsa errësira mbizotëronte në studio, gazetarët panë kamerat duke lëvizur dhe ndjenë tokën duke u dridhur. Ata menjëherë thanë se “një tërmet i fortë është duke ndodhur”, të tronditur. Pamje të shumta të momenteve të tërmetit u transmetuan nga mediat dhe u bënë virale shumë shpejt, me...