E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën duke shkuar për në shtëpi,  pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën duke shkuar për në shtëpi, pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen të Lezhës, një shtetase 16-vjeçe humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura, teksa po ecte drejt banesës së saj. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë fatkeqësi. Njoftimi i Policisë: Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.