Ra me makinë 100 metra në greminë, ndërron jetë pas dy ditës në spital (Emri)

Ra me makinë 100 metra në greminë, ndërron jetë pas dy ditës në spital (Emri)

Ka ndërruar jetë 30-vjeçari Esat Xherri, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi mesditën e së dielës në Librazhd. Automjeti i tij kishte dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ishte rrokullisur për rreth 100 metra në një greminë. I ndjeri u nxorr me vështirësi nga automjeti dhe u transportua urgjentisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhej në gjendje kritike. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga shpejtësia, ndërkohë që gjendja e amortizuar e rrugës mund ta ketë përkeqësuar situatën.