Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Performancë e turpshme kundër Kosovës”, suedezët në kor: Nuk kemi asnjë justifikim…
9 Shtator 2025 11:30 Alfred Lleshi Humbja 2-0 ndaj Kosovës nuk u kapërdi dot nga Suedia. Vetëm një pikë në dy ndeshje, fillim katastrofik i kualifikueseve të Botërorit 2026 në grupin ku skuadra e Muriqit ka 3 pikë, ndërsa Zvicra kryeson me maksimumin e pikëve (6). “Ishte një hap pas”, – pranoi mbrojtësi danez i Atalantës, Isak Hien, për “Viaplay” pas ndeshjes. “Thjesht nuk luajtëm mjaftueshëm mirë, – shtoi kapiteni suedez me një ton të hidhur para gazetarëve. – Nuk kemi justifikime. Nuk luajtëm mjaftueshëm mirë. Duhet thjesht të luajmë më mirë se kaq”. Me një të tretën e kualifikimeve të zhvilluara, Suedia është larg kualifikimit direkt për Botërorin e SHBA, Kanada dhe Meksikë. Përveç Zvicrës e Kosovës, edhe Sllovenia ka vetëm një pikë, si Suedia,...