U rebelua te Newcastle gjatë verës, Isak flet nga Prishtina: Jo të gjithë e dinë të vërtetën…

U rebelua te Newcastle gjatë verës, Isak flet nga Prishtina: Jo të gjithë e dinë të vërtetën…

9 Shtator 2025 11:43 Alfred Lleshi Alexander Isak ka qëndruar i heshtur gjatë verës, pas ndarjes me Newcastle dhe pritjes për transferimin te Liverpool, por tani ka folur për ngjarjet. “Jo të gjithë e dinë të vërtetën, por tani ndihem i lumtur te Liverpool”, – tha ai pas humbjes 2-0 kundër Kosovës 25-vjeçari tregoi për muajt e fundit: “Mendërisht ishte një situatë e re për mua, por mësohesh dhe rritesh gjithmonë. Jo të gjithë e dinë të vërtetën, por ky diskutim është për një herë tjetër. Është bukur që gjithçka u zgjidh para grumbullimit me kombëtaren, kështu që mund të përqendrohem te futbolli”. Ai shtoi për mediat: “Do të flasim një tjetër herë, por shumë nga ato që thuhen për mua nuk janë të vërteta....