Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Me çorape në kokë dhe çantë në krahë, policia e Shkodrës publikon pamjet nga arrestimi i Ragip Gilës
Këto janë pamjet e arrestimit të djeshëm të Ragip Gilës, 28-vjeçari që kreu masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Sikurse duket në pamje, ai u kap gjatë tentativës për t’u arratisur pranë lumit Kir, teksa në kokë mbante një çorape dhe në krahë një çantë të madhe. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. Policia njoftoi sot zyrtarisht se janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri dhe sende të tjera të jashtëligjshme. Ditën e djeshme Gila hyri në mes të një lokali në zemër të Shkodrës dhe qëlloi me automatik, duke...