Hapja e shkollës “Angela Merkel” në Kamëz, Ambasada e Gjermanisë: Një sinjal i fortë për arsimin dhe qëndrueshmërinë në Shqipëri

Hapja e shkollës “Angela Merkel” në Kamëz, Ambasada e Gjermanisë: Një sinjal i fortë për arsimin dhe qëndrueshmërinë në Shqipëri

Ambasada e Gjermanisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur lumturinë e saj për hapjen e shkollës “Angela Merkel” në Kamëz, që është ndërtuar me mbështetjen gjermane. “Ambasada u uron të gjithë fëmijëve dhe prindërve shumë sukses në fillim e vitit të ri shkollor – dhe është veçanërisht e lumtur që shkolla “Angela Merkel” në Kamëz, e ndërtuar me mbështetjen gjermane, hap sot dyert e saj. Me kapacitet për 1 300 nxënës, ajo është një nga shkollat më të mëdha në vend. Klasa plot dritë, ambiente moderne mësimore, një bibliotekë, një palestër qendrore si dhe hapësira të gjelbra dhe një koncept arkitektonik i hapur e bëjnë atë një vend mësimi që nxit shkëmbimin dhe frymëzimin. Shkolla është pjesë e programit gjerman të rindërtimit pas...