Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkolla 9-vjeçare ‘Kajo Karafili’ në Pogradec/ Rama ndan pamjet: Mirëpriti nxënësit me klasa moderne
Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit i ka mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor me kushte moderne. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga shkolla, ndërsa shkruan se klasat janë modern, pajisjet bashkëkohore dhe që plotësojnë standartet. “Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit e ka nisur vitin e ri shkollor duke mirëpritur nxënësit dhe mësuesit në ambiente të rilindura me klasa moderne, pajisje bashkëkohore dhe kushte që plotësojnë të gjitha standardet për një arsim cilësor. Investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e një programi kombëtar për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke garantuar që çdo nxënës, pavarësisht zonës ku jeton, të ketë mundësinë të mësojë në kushte të barabarta”, ka shkruar kryeministri Rama.