Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidenti i rëndë në fshatin Golaj të Hasit, shkon në dy numri i viktimave
Një tjetër jetë është shuar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit, ku u përplasën dy automjete tip “Benz”. Nga përplasja humbën jetën dy persona, njëri prej tyre me pasaportë britanike, ndërsa tjetri ishte invalid pune. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë–Golaj. Automjeti i drejtuar nga N. L. u përplas me mjetin e drejtuar nga N. S., ku ndodhej edhe pasagjeri Z. N. Përveç dy viktimave, një tjetër person mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia gjatë drejtimit të mjetit, por ende nuk është përcaktuar se cili prej drejtuesve ka shkaktuar përplasjen fatale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e...