Përmbysje e re befasuese, Milorad Dodik ndryshon mendje, tërhiqet nga kërcënimet për bojkot dhe përgatit ‘lojtarin…

Përmbysje e re befasuese, Milorad Dodik ndryshon mendje, tërhiqet nga kërcënimet për bojkot dhe përgatit ‘lojtarin…

Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Srpska të caktuara për 23 nëntor kanë filluar, dhe është e qartë se në to, përveç opozitës së tanishme, do të marrë pjesë edhe partia që drejtohet nga Milorad Dodik, pavarësisht paralajmërimeve të tij të mëparshme për bojkot dhe kërcënimeve se nuk do të lejojë hapjen e vendvotimeve. Në një kthesë tjetër të papritur, që konfirmoi se Dodik në fakt nuk ka asnjë strategji, por përpiqet me manovra ad hoc të mbahet në jetën politike, ai në një intervistë fundjavën e kaluar tha se nuk sheh problem që Aleanca e tij e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të ketë kandidat në zgjedhjet për kryetar të ri të RS. “Unë nuk kam asnjë problem që SNSD të ketë...