Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Ilir Metën, ish-presidenti shton sulmet dhe akuzat ndaj…

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Ilir Metën, ish-presidenti shton sulmet dhe akuzat ndaj…

Ish-presidenti Ilir Meta do të mbetet në burg. Kërkesa e tij për të dalë nga qelia është rrëzuar dje edhe në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO-së). Gjyqtarja Igerta Hysi nuk pranoi kërkesën e ish Presidentit për një masë sigurie më të lehtë, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gusht të shkallës së parë se kreu i PL nuk mund të lirohej për shkak se ka fuqi për të prishur prova dhe intimidojë dëshmitarët. Në përfundim të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani edhe për këtë vendim nuk kishte ndonjë pritshmëri, por kërkesat për lirinë e kreut të Partisë së Lirisë do të vazhdojnë. “Nuk prisnim diçka nga kjo gjykatë dhe nga kjo gjyqtare. Ne vijmë këtu për të bërë procedurën, dhe që kështu...