Dembélé përçan Francën: “Kombëtarja është mbi gjithçka”, “manipulimi i PSG-së është skandaloz”

Dembélé përçan Francën: “Kombëtarja është mbi gjithçka”, “manipulimi i PSG-së është skandaloz”

9 Shtator 2025 9:41 Alfred Lleshi Polematika mes PSG-së dhe kombëtares franceze për dëmtimin e Dembélé e kanë përshkallëzuar tensionin. Philippe Diallo, president i Federatës Franceze të Futbollit, i dërgoi të hënën një letër Nasser Al-Khelaïfit për ta qetësuar situatën, pas dëmtimit të Dembélé (6 javë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë) dhe Doué (4 javë jashtë për dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë). Letra thekson besimin e plotë të FFF te Didier Deschamps dhe stafi i tij, duke kërkuar rishikim të kalendarit ndërkombëtar dhe ruajtjen e bashkëpunimit mes klubeve e kombëtares. Christophe Dugarry, ish-lojtar dhe kampion bote më 1998, mbrojti Deschamps, duke thënë se përgjegjësia për dëmtimin është kryesisht e PSG-së dhe jo e kombëtares. Ai akuzoi klubin për mbingarkesën...