Megaoperacioni në Elbasan, zbardhen emrat e të arrestuarve, si u godit rrjeti i shpërndarjes së drogës

Megaoperacioni në Elbasan, zbardhen emrat e të arrestuarve, si u godit rrjeti i shpërndarjes së drogës

Emrat e personave të arrestuar nga megaoperacioni ‘First Day’ në Elbasan janë zbardhur. Fillimisht mësohet se ishin 25 masa sigurie arrest me burg për tu ekzekutuar. Ndërkohë që gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, si edhe 1 tjetër është proceduar penalisht. Nga ky operacion, janë shpallur dhe 14 persona në kërkim, ndaj të cilëve vijon puna për arrestimin e tyre. Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Elbasan, duke përfshirë qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas. 25 masa arrest me burg: Arjan Bica 42 vjeç, Erist Skilja 48 vjeç, Shyqyri Bica 56 vjeç, Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç, Filip Thoma 34 vjeç, Hysen Grami 64...