Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Më qan zemra për Gazën”/ Izraeli intensifikon sulmet, banorët detyrohen të largohen
Izraeli intensifikon sulmet ndaj Gazës dhe banorët po detyrohen të largohen. Pavarësisht shkatërrimeve disa banorë nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre. Fadel al Otol ndjek orë pas ore lajmet për qytetin e tij të Gazës ashtu si dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë të tij. “Zemra më qan për Gazën. Unë nuk e di se çfarë e pret këtë qytet,” i tha arkeologu përmes telefonit nga Gjeneva DW-së. Otol është i shqetësuar për vajzën dhe failjen e tij si dhe për shumë të tjerë, që kanë mbetur në Gazë. Por ai shqetësohet edhe për sitet antike të qytetit, ku ai është përpjekur dekadat e fundit që t’i mirëmbajë ato. Këto site rrezikohen prej sulmeve të vazhdueshme ushtarake nga Izraeli në Rripin e Gazës. “Gaza...