Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të martë

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash, kryesisht në orët e pasdites. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jug me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 8 m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë. Top Channel