Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën dhe një pasagjer

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën dhe një pasagjer

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në Krumë të Hasit. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kukësit, si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën në vendngjarje një nga drejtuesit e mjeteve tip Benz, shtetasi me inicialet N. S. Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe një nga pasagjerët e përfshirë në aksident, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Viktima e dytë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi  Zek Ngjeçi. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.