‘Edi Rama një ‘zombie’ i lodhur pa ide dhe pa vizion, kafshon për të ruajtur pushtetin personal’

‘Edi Rama një ‘zombie’ i lodhur pa ide dhe pa vizion, kafshon për të ruajtur pushtetin personal’

Agim Nesho kritikoi mënyrën se si u menaxhua konferenca e ambasadorëve 2025, duke e cilësuar atë si një mundësi të humbur nga qeveria shqiptare. Sipas Neshos, konferenca që në çdo vend perëndimor shërben për të prezantuar programet dhe prioritetet strategjike të shtetit, në Shqipëri u reduktua në një retorikë boshe të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se kreu i qeverisë u shfaq i lodhur, pa vizion dhe pa asnjë ide konkrete për zhvillimet gjeopolitike në Ballkan apo për marrëdhëniet me shtetet fqinj. “Rama është kthyer në një ‘zombie’ të politikës shqiptare, i cili më shumë kafshon për të mbajtur regjimin e tij sesa prodhon politikë. Kostoja e kësaj është Shqipëria,” u shpreh Nesho. Diplomati shtoi se kryeministri nuk shpjegoi asnjë qëndrim të qeverisë mbi çështjet...