Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shorti i Eurobasket 2029, Shqipëria do të përballet me Kosovën në fazën e grupeve
Ndërkohë që në Letoni nis faza finale e Eurobasket 2025, në kryeqytetin Riga është hedhur shorti i fazës para-eliminatore të Eurobasket 2029 (Kampionati Europian i Basketbollit). Shqipëria është vendosur në Grupin C, bashkë me Sllovakinë dhe Kosovën. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në nëntor të këtij viti, në mars dhe korrik të vitit të ardhshëm. Në raundin tjetër kalon skuadra që renditet e para në grup si dhe e dyta më e mirë e tri grupeve të kësaj faze para-eliminatore. Pra, në total do të jenë 4 skuadra qëkualifikohen. Një short disi i vështirë për kuqezinjtë, pasi bëhet fjalë për rivalë të fortë, përfshi edhe Kosovën. Një derbi interesant, pasi është hera e parë që dy kombëtaret përballen në një ndeshje zyrtare. Shorti...