Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Masakër në Shkodër me 2 të vrarë, plagoset anëtari i Bajrave dhe kamerierja! Pranga autorit: Doja të vrisja…
Dy të vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci i një atentati që trondit Shkodrën mëngjesin e kësaj të hënë (dje) në një lokal pranë Bashkisë së qytetit. Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga. Atentati ndodhi rreth orës 08:50 të 8 shtatorit, ndërsa Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës. Dinamika e atentatit Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur autori...