Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mero Baze paralajmëron shpalljen “non-grata” të Edi Ramës nga SHBA
Gazetari dhe analisti, Mero Baze ka hedhur idenë se edhe kryeministri Edi Rama mund të përballet një ditë me shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke paralajmëruar se ky është dënimi më i rëndë që Uashingtoni u jep liderëve të vendeve aleate. “Dënimi më i rëndë që SHBA i jep një lideri të një vendi aleat kur nuk është në një linjë me SHBA është shpallja “non grata”: ajo që ka marrë Sali Berisha. Me këtë rast, duhet të caktojnë çfarë dënimi duhet t’i japin Edi Ramës”, shkruan ndër të tjera Mero Baze. Ai thekson se opozita shqiptare ka mbetur pa asnjë shpresë reale për ta rrëzuar Ramën dhe ka lidhur gjithë fatin e saj me Uashingtonin, duke pritur që ndëshkimi i...