Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kamp Nou” s’është ende gati për të pritur Barcelonën, parashikohet hapja vetëm në fund të tetorit
Adriatik BALLA Barcelona ka një prej stadiumeve më të mëdha në Europë. “Kamp Nou” është mitik në Spanjë dhe jashtë saj, qoftë për përmasat, por edhe për emocionet që ka përcjellë dhe sukseset e ekipit blaugrana. Ndërkohë, stadiumi prej kohësh iu nënshtrua një rikonstruksioni, por ai ende nuk është gati dhe klubi ka njoftuar se po humbet shumë në mungesë të impiantit. Megjithatë, sikurse raportojnë mediat sportive spanjolle, Barcelona pritet t’i japë La Ligas konfirmimin të martën për vendin ku do të zhvillojë ndeshjen e parë si vendas këtë sezon, me Valencian që viziton skuadrën të dielën në mbrëmje. Megjithatë, duket se vonesa të mëtejshme janë në horizont për rikthimin e tyre në “Camp Nou”, i cili ishte planifikuar për këtë ndeshje kundër “Los Che”....