Zgjerimi, Kallas: Të lihen pas çështjet dypalëshe

Zgjerimi, Kallas: Të lihen pas çështjet dypalëshe

Në takimin me studentët e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë Evropiane Kaja Kallas u ndal edhe në pengesat që kanë krijuar shtetet anëtare duke vendosur veton për probleme dypalëshe në pengimin e procesit të zgjerimit. Për një kohë të gjatë, Greqia pengoi Shqipërinë, ndërsa Bullgaria ende po mban peng Maqedoninë e Veriut. “U kam thënë liderëve evropianë që t’i lënë mënjanë çështjet dypalëshe kur bëhet fjalë për përshpejtimin e proçesit të zgjerimit. Të gjithë mund të kenë probleme me fqinjët e tyre, por kjo nuk mund të jetë pengesë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane të shteteve kandidate. Çështjet dypalëshe nuk mund të marrin peng proçese të tilla që janë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Evropës”, është...