Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Miqësorja me Zvicrën, Shqipëria U21 pëson disfatë
Kombëtarja shqiptare U-21 luajti miqësoren e dytë të shtatorit ndaj Zvicrës në stadiumin “Brügglifeld” të Aaraut. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 2-1. Golin e Shqipërisë e realizoi Aidon Shehu. Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Aron Jukaj (C), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Burak Alili, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Besar Gudjufi. Zvicra gjeti golin në minutën e 27-të pas një gabimi në mbrojtje. Liam Chipperfield i dha avantazhin helvetëve. Shqipëria i shkoi shumë pranë barazimit në minutën e 38-të me Elton Fikajn, por goditja e mbrojtësit u ndal nga traversa. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime për Shqipërinë. Trajneri Bushi aktivizoi Rashicën dhe Përndrecën,...