Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksioni politik i opozitës zbardhet të mërkurën/ Ja çfarë pritet të ndodhë në Kryesinë e PD
Analisti Agim Baçi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar mbledhjen e thirrur nga Sali Berisha për të mërkurën me kryesinë e Partisë Demokratike, duke theksuar se nga ky takim do të përcaktohen emrat kyç dhe drejtimi i aksionit opozitar në Kuvend. “Do të marrim vesh emrin e kreut të grupit, emrin e nënkryetarit të Parlamentit, si edhe aksionin në Kuvend që tashmë dihet. Fillimisht do të jetë hetimi i zgjedhjeve, një komision për hetimin e procesit zgjedhor dhe më tej komisionet e tjera që janë të domosdoshme, si McGonigal apo IPARD. Ndoshta këtë të fundit mund ta ketë prioritet Partia e Lirisë,” u shpreh Baçi. Ai nënvizoi se, ndonëse mazhoranca ka shumicën e thjeshtë, nuk mund të qeverisë pa pengesa nëse opozita e...