No Image Available

E FUNDIT/ Kosova ndizet në “Fadil Vokrri”, vikingët bien në tokën e dardanëve

Ajo shuplakë e fortë e marrë nga Zvicra ka zgjuar Kosovën. Dardanët kanë reaguar shpejt dhe kanë mposhtur Suedinë në ndeshjen e dytë në grup për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Vikingët bien në tokën e dardanëve, duke pësuar një disfatë 2-0. Kosova është ndezur në “Fadil Vokrri”, ku që në minutat e para tregoi urinë e madhe për fitore. Fillimisht ishte Rexhbeçaj ai që tundi rrjetën e suedezëve në minutën e 26. Më pas, kur kishin mbetur edhe 3 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Vedat Muriqi e dërgoi sërish topin pas portierit kundërshtar. Një fitore e madhe për dardanët, që kanë ndezur sërish entuziasmin për të bërë realitet një ëndërr, atë të kualifikimit në një kampionat botëror./Sport Ekspres/