Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Forcat izraelite po riorganizohen”/ Netanyahu paralajmëron sërish banorët e Gazës: Largohuni tani!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish banorët e qytetit të Gazës që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Izraeli më herët njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore në zonë. Duke iu drejtuar banorëve të Gazës, kryeministri izraelit theksoi: “Më dëgjoni me kujdes: “Ju jeni paralajmëruar, largohuni tani!” Netanyahu tha gjithashtu se forcat izraelite po riorganizohen dhe po mblidhen në Gazë përpara operacioneve tokësore.