Nesër fillon edicioni i gjashtë i Panairit të Librit në Tuz

Nesër fillon edicioni i gjashtë i Panairit të Librit në Tuz

Komuna e Tuzit këtë vit sjell për lexuesit dhe dashamirët e librit edicionin e gjashtë të Panairit të Librit, që do të mbahet nga 9 deri më 12 shtator 2025, në sheshin qendror “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Tuz. Ky panair tashmë është shndërruar në një traditë kulturore të rëndësishme, duke sjellë autorë, botues dhe lexues në një hapësirë të përbashkët dialogu e krijimtarie, përcjell KultPlus. Hapja solemne e panairit do të bëhet nga Fatmir Sejdiu, i cili do të prezantojë librin e tij , “Ora e Kosovës”. Vepra sjell një dëshmi të vyer për momentet kyçe të historisë së Kosovës së fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, nga këndvështrimi i një prej aktorëve më të rëndësishëm të saj. Ndërkaq, mbrëmjen e...