“900 plumba në minutë”/ Profesori i kriminalistikës, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

“900 plumba në minutë”/ Profesori i kriminalistikës, Karamuço zbulon armën e përdorur në masakrën e Shkodrës

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në një emision televiziv se arma e përdorur nga Ragip Gilaj, në masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër, është një armë e prodhimit izraelit me shpejtësi zjarri shumë të madhe, e përdorur nga profesionistë. Karamuço tregoi se kjo armë, që hedh 900 plumba në minutë, është përdorur në vitet ‘80 nga shërbimet sekrete amerikane në ruajtjen e personaliteteve. “Një armë e tillë, një Uzi GAL e prodhimit izraelit, ka mbërritur edhe në Shqipëri. Kjo armë u përket vrasësve profesionistë në të gjithë rajonin – në Serbi, Mal të Zi – Bosnjë dhe tani është rasti i parë që shfaqet në Shqipëri. Përdoret me kalibër të vogël, nuk kërkon silenciator, merr formën e një kërpudhe...