Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Dy armiqtë” që janë shpallur qytetar nderi/ Deputeti, akuza të drejtëpërdrejta Ramës: Kemi qeverinë më antiamerikane
Deputeti i zgjedhur demokrat, Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë Rama për qëndrime antiamerikane. Në një intervistë televizive, Balliu u shpreh se dy amerikanët e vetëm që janë dekoruar qytetarë nderi në Shqipëri janë George Soros dhe Charles McGonigal. “Kemi qeverinë më antiamerikane në botë. Kush janë dy amerikanët qytetar nderi në Shqipëri, George Soros në Tiranë dhe McGonigal në Tropojë. George Sorosin e sjell e majta. Ti sot ke qytetar nderi një personazh në burg për spiunazh dhe një kryetar karteli si George Soros”, tha Balliu.