“I la fryma në 100 metrat e fundit”/ Minxhozi: Të rinjtë u bënë copash për një mandat!

“I la fryma në 100 metrat e fundit”/ Minxhozi: Të rinjtë u bënë copash për një mandat!

Në emisionin “Real Story” në ABC News, me një panel të ftuarish, analisti Skënder Minxhozi, juristja Brizida Gjikondi, analisti Roland Bejko, dhe analisti Frrok Çupi, diskutuan për zhvillimet politike në vend, për figurat e reja, si edhe sesionin e ri parlamentar. Analisti Skënder Minxhozi gjatë fjalës së tij, u ndal tek fushata dhe përplasjet e figurave të reja, që ishin në fushatë. Për analistin Minxhozi, të rinjtë treguan një mungesë serioziteti dhe se sipas tij “i la fryma në 100 metrat e fundit”. “Edhe këta që kujtuan se po arrijnë diçka, i la fryma 100 metrat e fundit. I goditi edhe Kodi Elektoral, por ndikoi edhe mungesa e seriozitetit të tyre në menaxhimin e fushatës dhe truket e listave që bënë. Sepse një elektorat nuk...