“Bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkëta”/ Presidenti Begaj pret ambasadorët shqiptarë: Si një vend i vogël në…

“Bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkëta”/ Presidenti Begaj pret ambasadorët shqiptarë: Si një vend i vogël në…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në mbrëmje Trupin Diplomatik shqiptar që shërben në vende të ndryshme të botës. Kreu i Shtetit, në një fjalim të posaçëm, paraqiti vizionin e tij për një zë më të fuqishëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në mbrojtje të interesave kombëtare në një kohë të mbushur me kriza dhe pasiguri. “Si një vend i vogël në madhësi, por i madh në vullnet, ne kemi treguar se mund të kontribuojmë për stabilitet, për bashkëpunim dhe për zgjidhje të përbashkëta. Ky është roli që forcon pozitën dhe imazhin tonë në botë, si dhe rrit identitetin e Shqipërisë si partner i besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”. Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të...